NE ARKËTOJM PARATË TUAJA DHE MBROJMË BIZNESIN TUAJ NËSE NA BESONI KREDIT JO-PËRFORMUESE
Trendi nё rritje i kredive jo performuese nё industrinё financiare nё Kosovё ka paraqitur nevojёn e themelimit tё kompanisё sё specializuar nё fushёn e kolektimeve tё kёsaj kategorie tё kredive. Debt Loan Recovery – DLR ёshtё themeluar nё Dhjetor tё vitit 2011 si e para kompani pёr kolektimin e borxheve tё papёrfunduara nё mёnyrё qё t’i pёrgjigjet kёsaj nevoje tё sektorit tё shёrbimeve financiare. Ështё themeluar nga njё ekip i profesionistёve me njё pёrvojё tё gjatё me institucionet financiare nё menaxhimin, kolektimin dhe procedurat gjyqёsore tё kredive.
Qё nga themelimi e deri mё sot, DLR ёshtё dёshmuar tё ketё ndёrtuar njё model tё suksesshёm biznesi nё kolektimin e borxheve tё kredive tё papёrfunduara.
Për Ne
DLR ofron shёrbime tё mbledhjes sё kredive jo performuese pёr Bankat dhe Institucionet tjera financiare jo Bankare nё Kosovё, me njё qasje profesionale, etike dhe nё pajtueshmёri me normat dhe regullativat ligjore duke u bazuar nё ligjet nё fuqi.
Nëse rrugët dhe mjetet për të mbledhur borxhet e vjetra të kredive janë zvogëluar apo shterrur, ju duhet t’i drejtoheni kompanisë sonë për t’ju ndihmuar që të i ktheni ato.
Qëllimi jonë është të bëhemi partnerë të kolektimit në kthimin e borxheve të kredive të papërfunduara, përmes ofrimit të metodave efektive në kolektimin e tyre, duke i mundësuar kompanisë suaj që të fokusohet në aktivitetet e mirëfillta të biznesit të përditshëm.
Ne duhet të identifikojmë, në baza individuale, metodat më efektive të kolektimit të borxheve dhe kjo arrihet perms njohjes sonë të mirëfilltë të kësaj industrie.
Pse të zgjidhni DLR-në?
Ekipi i DLR-së është i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve profesionale, të sigurta, shpejta, favorshme dhe të besueshme për të gjithë klientët tanë dhe debitorët. Ne trajtojmë me seriozitetin dhe korrektësinë më të madhe detyrimet dhe përgjegjësitë tona për secilin skenar të kolektimit të borxhit në mënyrë individuale duke e trajtuar biznesin tuaj ashtu sikur të ishte yni. Profesionalizmi, integriteti dhe performanca e vazhdushme e punës janë komponentet kryesore të strategjive tona për biznes.
Ne ofrojmë shërbimet dhe rezultatet më të mira të mundshme për klientët tanë në këtë industri. Kjo ndodhë për shkak të parimeve në bazë të cilave jemi themeluar – drejtësisë dhe respektit për klientët tanë – institucionet me të cilat punojmë dhe klientët të cilët kemi pranuar prej tyre. Në të njëjtën kohë, partnerëve tanë të biznesit/klientëve i’u kthehen borxhet, klientët e tyre/tanë përfundojnë obligimet e tyre, dhe DLR mbikqyrë zgjidhjen dhe përmbylljen e suksesshme të këtij procesi. Ne respektojmë maksimalisht marrëdhënien e cila i ndërlidhe që të trija këto palë.
Fokusi dhe përpjekjet tona për të tejkaluar objektivat tona n’a mundëson ruajtjen e avantazhit konkurrues.
DLR udhëhiqet prej parimit "PAGUHEMI KUR KOLEKTOJME"
Shërbimet
Menaxhimi i DLR-së
DLR është në mision të vetin që prej themelimit, atëherë kur vendosëm që të sjellim një ndryshim në këtë treg. Objektivi jonë është të hapim dhe mirëmbajmë komunikimin në mes nesh dhe partnerëve tanë të biznesit dhe të vendosim standard të ri për pritjet për këtë marrëdhënie.
Ne jemi një ekip profesionistësh lokalë të trajnuar mirë, të motivuar dhe të dedikuar maksimalisht që i shërbejmë komunitetit tonë përmes një historie të kombinuar mbi 20 vjeçare në industrinë e kolektimeve.
Stafi jonë profesional dhe i motivuar me një përvojë të gjatë në menaxhimin e kredive jo-performuese të klientëve, përpos qasjes unike efikase si dhe shkathtësive negociuese janë rrugë e sigurtë për suksesin tuaj.
Kontakti
DLR has a wide coverage throughout Kosovo, in all five regions through seven offices. Our addresses are as follows:
Prishtina
"Rrustem Statovci" Str. No.29, second floor, 10000
Tel: 038/733 554; 045/559 977
Gjilani
Adem Jashari" Str. No. 6, 60000
Tel: 045/664 593
Prizren
"Jeronim de Rada" Str. No 19, 20000
Tel:045/503 384